Deklaratat e Berishës për Bularatin, Rama: Një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë

Deklaratat e Berishës për Bularatin, Rama: Një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë
Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për ngjarjen në Bularat ku mbeti i vrarë 35-vjeçari me kombësi greke Kostandinos Kacifa.

Në një postim në rrjetin social Rama shkruan: “Deklarata e Sali Berishës për Bularatin është një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë".

"Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t'ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët" përfundon Rama.

Më herët Berisha dënoi aktin që vuri në rrezik forcat e rendit dhe i shprehu ngushëllime familjes së 35-vjeçarit. Ai bëri thirrje për ndalimin e histerisë primitive antishqiptare në Athinë dhe asaj greke në Tiranë.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: