DEKLARATA/ Basha “zbulon skemën” e opozitës: Zgjedhje parlamentare bashkë me ato vendore

DEKLARATA/ Basha “zbulon skemën” e opozitës: Zgjedhje parlamentare bashkë me ato vendore
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë sot një deklaratë që duket si skema e ardhshme politike e opozitës për të rrëzuar qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.

“Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë në të njëjtën kohë fare mirë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisjeje doni!” tha kryetari i opozitës.

Deklarata e Bashës erdhi gjatë një takimi që pati me fermerët e Kosmaçit në Vaun e Dejës.

Kjo është hera e parë që artikulohet mundësia e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, së bashku me ato vendore.

Është ende e paqartë nëse deklarata e kryetarit Basha nënkupton skemën për zhvillimin e njëkohshëm të dy palë zgjedhjeve apo do të kërkohen zgjedhje parlamentare pas fitores së mundshme tub opozitës në zgjedhjet vendore.

Ajo që për Bashën është e qartë është se, sikurse tha në takimin e sotëm, “shqiptarët janë vetëndërgjegjësuar” se kanë “qeverinë e gabuar”.

“Do të keni prapë mundësinë të zgjidhni qeverinë që doni dhe ta mbani përgjegjëse për premtimet. Jo të rrini kështu, sa herë të ketë fushata të vijnë e të bëjnë gallata e të zhduken...” tha Lulzim Basha. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: