De Biasi zbulon se Nedved po i zë vendin Marotta-s

De Biasi zbulon se Nedved po i zë vendin Marotta-s
Në kërkim të fitores së nëntë radhazi, gjatë këtij sezoni, e dyta në Champions League, Juventusit i duhet t’ia dalë mbanë pa yllin, Cristiano Ronaldo, i cili rezulton i pezulluar prej kartonit të kuq në Valencia.

Por pas fitores së shtatë radhazi në Seria A, ndaj Napolit, ish-trajneri kuqezi Gianni De Biasi ka folur lidhur me largimin e papritur të Beppe Marotta, nga radhët e bardhezinjve.

“Është pjesë e projektit të Juventus për Europën dhe kjo detyroi Marotta të largohej. Në vendin e tij shoh Nedved, i cili ka një rol drejtuesit edhe më pranë presidentit”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: