De Biasi iku pas fitores 3-0 në Izrael, Panucci sot me një opsion për qëndrimin (Formacioni i mundshëm)

De Biasi iku pas fitores 3-0 në Izrael, Panucci sot me një opsion për qëndrimin (Formacioni i mundshëm)
Sot në mbrëmje, ora 20:45, kuqezinjtë përballen në stadiumin “Toto Turner” të Be’er Sheva, Izrael, me vendasit në sfidën e tretë të grupit të parë C të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të gjykohet nga një treshe italiane me kryesor, Paolo Mazzoleni.

Ekipi izraelit vjen pas humbjes 1-0 me Shqipërinë në Elbasan, por të triumfit të pak ditëve më parë ndaj Skocisë, me përmbysje rezultati, 2-1, duke ndalur njëkohësisht një seri prej 4 humbjesh radhazi në shtëpi.

Ndeshja e sotme konsiderohet vendimtare për të dyja ekipet, mbi objektivat në Ligën e Kombeve. Në rast humbje, Shqipëria thuajse nuk ka asnjë shans për kreun e grupit, sikurse do të vihet në diskutim edhe e ardhmja e Panucci-t.

Kjo pasi paraardhësi i tij Gianni de Biasi dha dorëheqjen pas fitores 3-0 përballë Izraelit, në qershor të vitit 2017, duke qenë se Shqipëria u pozicionua në vend të tretë pas Spanjës e Italisë, ndonëse la pas Izraelin, çka nga ky rast për Christian Panucci shmangia e humbjes mbetet edhe më tepër opsion i vetëm.

Ndryshe nga viti i kaluar, Shqipëria nuk do të ketë sot heroin e fitores në Izrael, Armando Sadikun, i cili realizoi dy gola, pasi është i dëmtuar, ashtu sikurse edhe mungesa e Odise Roshit, po ashtu i dëmtuar, përbën shqetësimin kryesor për kuqezinjtë.

Pas dy ndeshjeve të para, Skocia, Shqipëria dhe Izreali kanë nga 3 pikë.

Pas ndeshjes së sotme, mbeten edhe takimet e fundit, Shqipëri-Skoci dhe Skoci-Izrael, çka do të thotë se rezultati i këtij takimi vendos fatet e grupit për të dyja ekipet. Panucci i ka besuar eksperiencës për të shmangur sot humbjen:

Formacioni i mundshëm:

Në portë: Strakosha;

Në mbrojtje: Hysaj, Mavraj, Gjimshiti dhe Lenjani;

Mesfusha: Basha, Xhaka, Memushaj dhe Grezda; Uzuni

Sulmi: Balaj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: