Conte zgjidh "hallin" me Chelsean dhe gati për Realin, Lopetegui kërkon mrekullinë në El Classico

Conte zgjidh "hallin" me Chelsean dhe gati për Realin, Lopetegui kërkon mrekullinë në El Classico
Gjykata e Londrës tashmë ka zgjidhur problemin e Antonio Conte, teksa trajneri  ka arritur më në fund të zgjidhë kontratën me Chelsea.

Në çështjen e tij kundrejt Abramovich që i takonte ta paguante edhe për një vit, tekniku italian mësohet të këtë nxituar procesin e mbylljes kontraktuale në Gjykatë, e gjitha kjo për të qenë i lirë në mënyrë që marrëveshja e tij me Realin e Madridit të projektohet e mbyllur.

Mediat spekulojnë se çështja e largimit të Lopeteguit konsiderohet e mbyllur.

Akoma më i bindur do të jetë për këtë vendim, presidenti Florentino Perez në rast të një disfate në “Camp Nou” ditën e dielë, tashmë me Conten e sigurt vetëm një mrekulli mund t’i jepte vazhdimësinë në stolin e Realit ish-teknikut të Kombëtares spanjolle të futbollit.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: