CHAMPIONS LEAGUE/ Juve e Dybala “show”, Realit i “shkundet” kurora

CHAMPIONS LEAGUE/ Juve e Dybala “show”, Realit i “shkundet” kurora
Roma luan “poker” dhe Dzeko tripletë, Bayern ndahet në paqe me Ajaksin

Aranit Muraçi

Surprizat nuk munguan në mbrëmjen e parë të ndeshjeve të dyta në grupe. Këtë sezon pa Cristiano Ronaldon, Real Madrid duket se do ta ketë të vështirë të mbrojë kurorën, me Juventus që kërcënon. Në Grupin E, Bayern dhe Ajax kishin fituar ndeshjet e para dhe u përballën në “Allianz Arena”, në një ndeshje klasike mes dy ekipeve plot histori në Champions. Mats Hummels kaloi Bayern shumë shpejt në avantazh, por holandezët barazuan në pjesën e parë me Mazraoui. Në ndeshjen tjetër Benfika siguroi fitoren ndaj AEK në ndeshjen tjetër, duke e gjetur rrugën e rrjetës dy herë në pjesën e parë me Seferovic e Grimaldo, por mbeti në fund të pjesës së parë me 10 lojtarë. Klonaridis shkurtoi diferencën në pjesën e dytë për AEK dhe barazoi shifrat në 2-2, por Semedo gjeti golin e fitores në 75’ për portugezët, 2-3.

Në Grupin F, Manchester City, që e kishte humbur ndeshjen e parë me Lion, siguroi fitoren e parë ndaj Hofenhaim, falë golave të Aguero e David Silva. Në ndeshjen tjetër Lioni fillimisht u befasua nga Shahktor 2-0 brenda në shtëpi, ku në secilën pjesë shënoi për miqtë Moraes, por Dembele e Dubois shmangën në fund humbjen, në 2-2.

Në Grupin G, Real Madrid, kampion në fuqi i Champions, u gjend në disavantazh në Moskë, pas një gabimi të Kros, që i dha mundësi që në ‘2 Vlasic të shënonte për vendasit. Reali goditi dy herë shtyllën, për të gjetur barazimin dhe e kërkoi atë deri në fund, pa ia dalë mbanë. Në ndeshjen tjetër Dzeko me tre gola ndaj Plzen, dy në pjesën e parë, i siguroi Romës fitoren shumë shpejt. Under dhe Justin Kluivert, i biri i holandezit të famshëm Patrik, vulosën rezultatin e thellë 5-0.

Në Grupin H, Juve siguron kreun. Trajneri i Juventus, Masimiliano Allegri duhej të bënte pa Cristiano Ronaldo-n e s’kualifikuar në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Champions, sikurse edhe pa të dëmtuarit si Spinazzola, Douglas Costa e De Sciglio, por ndaj kampionëve zviceranë, Young Boys, mjaftoi Paolo Dybala, i cili shënoi tre gola në “Allianz Stadium”, duke siguruar fitoren e dytë për kampionët e Italisë. Fitorja i siguroi kreun e grupit Juventus. Manchestes United pas krizës në Premier League përballë Valencias vuajti sërish, në kërkim të fitores së dytë.

Juventus-Young Boys 3-0

Shënues: Dybala 5’, 33’, 69’

Juventus: Szczesny - Barzagli, Bonucci, Benatia - Cuadrado, Pjanic (Khedira 46’), Matoudi (Emre Can 70’), Alex Sandro - Bernardeschi - Dybala, Mandzukic (Kean 78’). Trajner: Masimiliano Allegri

Young Boys: Von Ballmoos - Schick, Camara, Von Bergen, Benito – Sanogo (Lauper 46’) – Fassnacht (Assale 70’), Soë, Bertone, Sulejmani (Ngamaleu 70’) - Hoarau. Trajner: Gerardo Seoane

Gjyqtar: Sergei Karasev (Rusi)

 

Champions/Dje

Grupi E

AEK – Benfica                    2-3

Bayern M. – Ajax             1-1

Grupi F

Hofenheim – Manch C.  1-2

Lion - Shakhtar D.             2-2

Grupi G

CSKA M. - Real M.            1-0

Roma – Plzen                     5-0

Grupi H

Juve - Young Boys            3-0

Manch U. – Valencia       0-0

Champions/Sot

Grupi A

21:00 A. Madrid - Club B.

21:00 Borusia D. - Monako

Grupi B

21:00 PSV - Inter

21:00 Totenham - Barcelona

Grupi C

18:55 PSG - Crvena Z.

21:00 Napoli -Liverpool

Grupi D

18:55 Lokomotiv M. – Schalke

21:00 Porto-Gallatasarai

Shpërndajeni me miqtë tuaj: