CHAMPIONS/ Inter e Barça kryesojnë me pikë të plota, Napoli suprizon Liverpoolin në fund

CHAMPIONS/ Inter e Barça kryesojnë me pikë të plota, Napoli suprizon Liverpoolin në fund
Në super sfidat e mbrëmjes në Champions League mbrëmjen e sotme nuk pati surpriza teksa të mëdhatë triumfuan me emocione dhe spektakël.

Super sfida e zhvilluar ne “Ëembly Stadium” mes Tottenahmit dhe Barcelones ishte e gjitha një spektakël teksa rezultati përfundoi 2-4 ne favor te katalanasve.

Barça hedh kështu një hap të sigurt drejt kualifikimit me dy fitoreve rradhazi ne Grupin B.

Golat e fitoreve për balugranat u realizuan me anë te Kutinjos, Rakitiç dhe dopieta e Messit – ndërsa për Tottenhamin shënuan Kane dhe Lamela.

Nga ana tjetër edhe Inter triumfoi ndaj PSV në transfertë me rezultati 1-2.

Nainggolan dhe Mauro Icardi përmbysen gjithçka duke i dhënë tre pikë skuadrës se Luçiano Spalletit që kryeson Grupin B bashkë me Barcelonën me gjashtë pikë të plota.

Ndërkohë, takimi tjetër që pritej me mjaft interes mes Napolit dhe Liverpulit, ekipi i Ancelotit mori një fitore të madhe dhe të parën në fazën e grupeve.

Takimi i zhvilluar ne “San Paulo” përfundoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ne favor të napolitaneve që realizuan në fund të ndeshjes.

Lokomotiva Moskes-Shalke 0-1

PSG-Crvena Zvezda 6-1

Atletiko Madrid-Club Bruzh 3-1

Dortmund-Monako 3-0

Porto-Gallatasaray 1-0

Napoli-Liverpul 1-0

PSV-Inter 1-2

Tottenham-Barcelona 2-4

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: