Celula e ISIS, Apeli i Milanos lë në fuqi dënimin pë shqiptarin dhe bashkëshorten e tij italiane

Celula e ISIS, Apeli i Milanos lë në fuqi dënimin pë shqiptarin dhe bashkëshorten e tij italiane
Gjykata e Apelit të Milanos ka konfirmuar dënimin me 9 vite burg për Maria Giulia Sergio, e para femër italiane luftëtare e huaj e shtetit islamik ISIS, e njohur si Fatima, bashkëshortja e shqiptarit Aldo Kobuzi, i shpallur dhe ai në kërkim për pjesëmarrje në aktivitet terrorist.

Po ashtu e njëjta gjykatë la në fuqi edhe dënimin me 10 vite burg për shqiptarin Aldo Kobuzi, bashkëshortin e italianes, i cili prej vitit 2014 rezulton të jetë larguar në Siri si luftëtar i ISIS.

Operacioni "Martesa" i Antiterrorizmit italian i ekzekutuar më 1 korrik të 2015 çoi në shkatërrimin e një celule terroriste italo-shqiptare me bazë në Itali e në arrestimin e anëtarëve të dy familjeve italiane e shqiptare të konvertuara në islam e në lidhje krushqie me njëra-tjetrën.

Akuza ndaj tyre ishte pjesëmarrje në aktivitet me qëllim terrorizmi ndërkombëtar.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “italiana Maria Giulia Sergio konsiderohet si një person ekstremisht e rrezikshme në veprimet e saj, që përmes Skype bisedonte me familjen në Itali duke propaganduar programin terrorist të shtetit islamik me vetëdijen e saj të plotë si dhe kryente një aktivitet konkret si përkrahëse e ISIS”.

/l.k./

Marrë nga milano.repubblica.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: