Bylykbashi: Prokuroria vepron me telekomandën e pushtetit

Bylykbashi: Prokuroria vepron me telekomandën e pushtetit
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar sot pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar se nuk ka kompetencë të hetojë një prej bandave më të rrezikshme në Elbasan.

“Prokuroria e Krimeve te Renda paska thëne sot se nuk ka kompetence te hetoje krimin e rende te nje prej bandave me te rrezikshme te Elbasanit, e cila në shtator të vitit 2017, pothuaj vrau punonjës policie në një ngjarje të ndodhur në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit. Policia e fshehu atë ngjarje derisa u denoncua publikisht nga Kryetari i PD Lulzim Basha.

Prokurori Gentian Osmani, me anë të një shkrese zyrtare të drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka njoftuar se nuk ka kompetencë për të hetuar kete bande.

Por ama, nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve te renda është e gjitha e angazhuar për te shpëtuar te dënuarin për trafik droge Agron "Geron" Xhafa dhe trafikante e kriminele te lidhur me qeverisjen e Edi Ramës përmes hetimit te "provave"  për kallëzim te rreme te fabrikuara ne zyrën e Fatmir Xhafës.

I njëjti prokuror qe shpall sot moskompetencë për hetimin e krimeve te renda te bandave te Elbasanit, keqpërdor Prokurorinë e Krimeve te Renda për te hetuar, tërësisht jashtë kompetencës se Krimeve te Renda, kallëzimin qe ka bere narkotrafikanti Agron Xhafaj per "kallëzim te rreme" që nuk është krim i rende.‎

Ky është produkti i reformës Rama-Xhafaj, një prokurori qe vepron me telekomandën e pushtetit”, deklaroi Bylykbashi.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: