Bushati e quan fitore raportin e PE: Shqipëria konfirmon progresin e qëndrueshëm në reforma

Bushati e quan fitore raportin e PE: Shqipëria konfirmon progresin e qëndrueshëm në reforma
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka cilësuar një lajm të mirë miratimin e raportit për Shqipërinë nga PE.

Përmes një postimi në Twitter, Bushati shkruan se Shqipëria konfirmon progresin e qëndrueshëm në reforma.

“Shqipëria konfirmon progresin e qëndrueshëm në reformat lidhur me BE dhe miraton rrugën e përcaktuar nga Këshilli për të hapur negociatat për anëtarësim në BE në qershor të 2019”, shkruan Bushati.

Kujtojmë që më herët Partia Demokratike nuk ndau të njëjtin qëndrim me Bushatin, duke u shprehur se raporti nxin Shqipërinë dhe flet qartë për koncensionet me PPP të qeverisë dhe korrupsionin.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: