Buffon: Mbappe duhet të fitojë Topin e Artë, vetëm 19-vjeç dhe thuajse ka fituar gjithçka

Buffon: Mbappe duhet të fitojë Topin e Artë, vetëm 19-vjeç dhe thuajse ka fituar gjithçka
Fituesi i "Topit të Artë 2018" është ende një mister, pasi çmimi më i vlefshëm individual do të ndahet më 3 dhjetor. Emri më i mundshëm për të fituar këtë çmim është kroati Luka Modriç i cili u shpall edhe lojtari më i mirë nga FIFA.

Megjithatë, një prej kandidatëve më potencial sipas portierit të PSG-së, Gianluigi Buffon është talenti francez, Kylian Mbappe. Vetëm 19 vjeçar ai ka fituar thuajse gjithçka, ku kryesori është titulli kampion bote me kombëtaren e Francës.

"Mbappé është një fenomen. Nëse ai vazhdon të dëshirojë të jetë më i miri, nëse e mban entuziazmin e tij dhe vazhdon të sillet normalisht, atëherë ai mund të bëhet dhe të qëndrojë më i mirë për një kohë të gjatë. Në Itali ata e krahasojnë atë me Roberto Baggio, Francesco Totti, Alessandro Del Piero, por ai ka talent dhe cilësi teknike që unë i kam parë rrallë në karrierën time. Për cilësitë e tij, atë që ai bën në fushën e lojës dhe se sa vendimtar ishte në Kupën e Botës ai e meriton Topin e Artë. Nuk mund të them të kundërtën", tha Buffon për Tout Le Sport.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: