Braktisja e pazakontë e tifozëve, futbolli shqiptar në zi

Braktisja e pazakontë e tifozëve, futbolli shqiptar në zi
Braktisja e madhe e tifozëve të Kombëtares në ndeshjen me Izraelin arrin kulmin me stadiumet bosh të kampionatit. Pavarësisht thirrjes së klubit “Skënderbeu”, në Korçë pak tifozë ndoqën dje ndeshjen me Kukësin por edhe ata që iu përgjigjen thirrjes ishin  “nën kamerat e sigurisë”

Aranit Muraçi

Incidentet e krijuara në ndeshjen e parë të këtij kampionati mes tifozëve të Skënderbeut dhe Partizanit çuan në dënimin e fushës për korçarët, të cilët në përballjen e djeshme me Kukësin kishin paguar pjesën e mbetur të dënimit, me qëllim që të kishin edhe tifozët në mbështetje të tyre. Por pavarësisht këtyre përpjekjeve, braktisja që tifozët i kanë bërë Skënderbeut dhe thuajse ekipeve të Kategorisë Superiore, është ndoshta goditja më e madhe e futbollit shqiptar në tërë këto vite.

“Pas më shumë se një muaji të dënuar për të luajtur pa praninë e tifozëve, klubi ka paguar pjesën e mbetur të dënimit dhe sot do të kemi mundësinë dhe kënaqësinë të luajmë me praninë tuaj në stadium. Dëshirojmë t’iu njoftojmë dhe të sqarojmë opinionin publik dhe në veçanti tifozët tanë se klubi ka implementuar disa masa shtesë në bazë të ligjit të ri për sportin” u bëri thirrje klubi i Skënderbeu tifozëve para ndeshjes me Kukësin. - “Për t’iu përshtatur ligjit, dhe për të krijuar lehtësirat e nevojshme Forcave të Policisë, klubi ka instaluar në stadium Kamera Sigurie. Synimi ynë nuk është dëmtimi i tifozëve por krijimi i kushteve maksimale dhe brenda ligjit për mbarëvajtjen e çdo takimi që do të luhet në vijim të sezonit në stadiumin “Skënderbeu” për të mos përsëritur situatat e krijuara gjatë takimit të parë sezonal.”

Edhe dje në Korçë u zhvillua mes dy ekipeve që kanë rivalizuar për titullin kampion një ndeshje që nuk tërhoqi vëmendjen e duhur të tifozëve. Të dyja ekipet dolën në stërvitje, thuajse nën braktisjen totale të tifozerisë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: