Braçe: Një pjesë e analistëve të mëdhenj bixhozçinj kazinoshë

Braçe: Një pjesë e analistëve të mëdhenj bixhozçinj kazinoshë
Deputeti i PS-së, Erjon Braçe, njëherazi edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë  ka deklaruar në një takim në Lushnje, ku ka folur mbi nismën ligjore që qeveria ka ndërmarrë për të ndalur lojërat e fatit dhe bastet, se analistët e mëdhenj qe thonë se kjo nismë ka natyrë populiste janë vetë bixhozxhinj.

"Në gjithë këtë histori 3 vjecare nga vitit 2015 tre gjëra më kanë bërë përshtypje,ose në tre gjëra ja vlen për tu ndalur e për të kthyer një përgjigje sot. E para është ky konkluzioni i përgjithshëm që shikoni në televizion,që japin mënd që nga problemet gjinekologjike të grave, e deri tek problemet kanalet vaditëse dhe kulluese pa i parë fare ndonjëherë me sy.

Janë këta analistët e mëdhenj qe thonë kjo nismë ka natyrë populiste. Tani një pjesë e tyre janë bixhozçinj, t’ja u them hapur, sepse jam prekur drejtpërdrejt, sepse ato para që merrnin nga televizioni apo ato para që kanë marrë si gjoba për të përdorur televizionin i linin atje. Një pjesë i tyre janë edhe gjykues subjektivë të gjithë kësaj historie”, tha Braçe.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: