Borxhi publik pritet që të ulet nga 71.6% në 69.5% e PBB-së

Borxhi publik pritet që të ulet nga 71.6% në 69.5% e PBB-së
Borxhi publik pritet që të ulet nga 71.6% në 69.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa mbiçmimi i kursit të këmbimit pritet të mbajë raportin e borxhit publik ndaj PBB-së në një nivel pak më të ulët se vitin e kaluar.

Ky është një tjetër parashikim i bërë nga ana e institucionit të njohur ndërkombëtar, ai i Bankës Botërore, për këtë tregues të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, si e tillë.

Nga ana tjetër, në raportin e BB-së bëhet thirrje edhe për më shumë integrim ekonomik, për të nxitur një rritje më të lartë dhe të qëndrueshme dhe për të stimuluar krijimin e vendeve të punës.

“Për ta përshpejtuar rritjen ekonomike, për ta kapërcyer problemin e tregjeve të vogla, të copëzuara vendase dhe për të siguruar stabilitet ekonomik afatgjatë, nevojitet më shumë integrim midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, me fokusin te tregtia, investimet, lëvizshmëria dhe integrimi digjital”, cilëson gjithashtu BB.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: