Boçi: Ku është katandisur sporti, Briken Çalja i pashpërblyer për dhjetëra medalje

Boçi: Ku është katandisur sporti, Briken Çalja i pashpërblyer për dhjetëra medalje
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka deklaruar se edhe pse 4 vite më parë u trumbetua me të madhe ligji për sportin, sot sportistët trajtohen në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në një mesazh në rrjetin social Boçi ka sjellë në mend historinë e kampionit të Europës, Briken Çalja, i cili ende nuk ka marrë asnjë shpërblim nga shteti shqiptar për titujt e fituar, ku shkruan: Megjithëse u miratua me tam-tame, vetëm pas katër vitesh në qeverisje, Ligji për Sportin u paraqit sikur do sillte mrekullinë e tetë në Shqipëri.

Ishte postjehona e europianit të kombëtares e pragzgjedhjesh dhe paragrafët e ligjit u shoqëruan me emfaza që po t’i lexosh e t’i krahasosh me gjendjen e sportit e sportisteve elitarë sot, te vjen një ndjenjë përzierje e pandarë.

Sporti sot as financohet, (vetëm) as mbështetet dhe për atë as nuk flitet, përjashto ndonjë mohikan.

Në këtë derexhe është sporti.

Ndërsa ndërtimet e stadiumeve, apo ndonjë terreni, dukshëm nuk janë qarje zemre për të, por për ndërtuesin-klient të radhës.

Rastet e përçmimit e mosvlerësimit të sportistëve elitarë janë të shumta.

Po sjell sot vetëm një. Atë të Briken Caljes, i shpallur para pak ditësh qytetar nderi i Cërrikut.

Brikeni Calja është peshëngritës i Ekipit Kombëtar që nga 2005.

Prej 14 vitesh Kampion Kombëtar absolut. 18 Medalje ari europiane dhe 2 Medalje bronzi botërore. 1 medalje në Lojërat mesdhetare.

Sportisti me rezultatet më të larta në Lojrat Olimpike.

2 here Kampion Europe në kampionatin e fundit në Rumani 2018.

Kampion i trefishtë i Europës me 3 medalje Ari.

Megjithëse ka lartësuar flamurin shqiptar, Brikeni nuk është pritur ende nga asnjë instutucion shtetëror, duke filluar nga Bashkia Tiranë, Ministria e Arsimit e Sportit, Kryeministria.

Me e keqja është se Brikenin duan ta shpërblejnë vetëm për një medalje.

Por as këto para nuk ja kanë dhënë prej 28 marsit, kur u shpall dhe Kampion Europe.

Kjo është e vërteta e hidhur e sportistëve që vuajnë mosvlerësimin moral e financiar të shtetit të sotëm.

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: