Basha: Xhafaj iku nga detyra nga frika e hetimeve

Basha: Xhafaj iku nga detyra nga frika e hetimeve
Fatmir Xhafaj u largua i shkatërruar nga detyra. Kjo qeveri erdhi në pushtet nga lidhjet me bandat. Fatmir Xhafaj, prej ditës së parë në atë karrige kishte një merak, të shpëtonte vëllain e dënuar.

Ky koment u be sot nga kryedemokrati Lulzim Basha mbi largimin e ministrit Fatmir Xhafaj dje nga detyra.

Sipas tij ai u largua nga frika e përballjes me hetimin.

'Xhafaj përballej me përgjegjësinë e përfshirjes në manipulimin e një dosjeje hetimore, për t’i bërë bisht dosjes së vëllait të tij Agron Xhafaj”, tha ndër të tjera Basha.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: