Barcelona dhe Real në krizë, rizgjohet Sevilja    

Barcelona dhe Real në krizë, rizgjohet Sevilja    
Valverde shpjegon arsyen pse e la Messi në stol

Ecuria e dobët e Barcelonës në tre javët e fundit të kampionatit spanjoll, ku ka marrë vetëm dy pikë, duke mos arritur asnjë fitore konfirmon se një farë krize në kampin katalanas.

Leo Messi u aktivizua zi zëvendësues në përballjen e fundit me Atletico Bilbaa në  Kamp Nou”, ku Barcelonës iu desh sërish të shmangte humbjen, pasi u gjet në disavantazh.

El Haddadi barazoi për vendasit në 84’, gol që i dha 1 pikë Barcelonës duke e shpëtuar nga një tjetër humbje.

Por ka përfunduar pa gola ndeshja kryesore mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Nga ky barazim përfitoi Sevillja, që me fitoren 31 në fushë të Eibar, u afrua me një pikë nga dy kryesuesit.

Atletico Madrid ka dy pikë më pak se vendi i parë, duke mbetur gjithashtu në linjë për të përfituar në javën e ardhshme nga ndonjë hap i gabuar i gjigantëve të futbollit spanjoll.

Lionel Messi u la në stol të shtunën nga Ernesto Valverde, i cili ka shtuar pakënaqësitë në radhët e tifozëve, duke shpjeguar vendimin.

“Kur marrë një vendim, mendoj për të mirën e ekipit. Tifozët mund të vendosin çfarë të duan dhe të thonë atë që mendojnë, por unë mendoj për më të mirën e ekipit.”

Ai shtoi se “është e tëra përgjegjësia ime absolute.

“Në 10 ditë kemi luajtur shumë ndeshje dhe mendova të lë në stol Leo e Busquets”.

Sevilja, që fitoi ndaj Real Madrid 3-0 një ndeshje më parë, shihet kërcënuesja kryesore për kreun e dy gjigantëve spanjollë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: