Balla ironizon Bashën: Të pres nesër në gjykatë, nëse s'të del gjumi mos merr raport mjekësor

Balla ironizon Bashën: Të pres nesër në gjykatë, nëse s'të del gjumi mos merr raport mjekësor
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar së fundmi në rrjetin social duke ironizuar kryedemokratin Basha, lidhur me procesin e nesërm gjyqësor.

Balla i kujtoi kreut të opozitës se nesër do të jetë në proces gjyqësor për shpifje, duke e sfiduar të nxjerrë qoftë edhe një provë të vetme.

Lulzim, ndjesë nëse je duke veshur pizhamat, po kisha merak se të zinte gjumi prandaj të shqetësoj për kujtesë. Nesër në 09:30 kemi gjyqin për shpifjen tënde, mos harro! Të pres të nxjerrësh qoftë edhe një provë të vetme për akuzat e tua. Nëse s'të del gjumi, mos merr raport mjekësor”, shkruan Balla.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: