“Babalja 2”, Fredi Alizoti jep dëshminë në Prokurori

“Babalja 2”, Fredi Alizoti jep dëshminë në Prokurori
Prokuroria mori sot në pyetje Fredi Alizotin, i cili shfaqet në një video ku akuzon drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, që sipas tij e shoqëroi me makinë pranë organit të akuzës për të dhënë llogari për dosjen “Babalja”.

Alizoti dha dëshminë e tij në Prokurori ku u shpreh se, “vidoeja 2 është realizuar pas datës 1 qershor pranë selisë së PD”.

Prokuroria do të kërkojë ballafaqim mes Fredi Alizotit dhe Florenc Hoxhës, personi i dyshuar i regjistrimit të videos së dytë.

Alizoti u shfaq në një video përgjimi të publikuar nga PD dy ditë më parë, i cili përfshin në këtë çështje drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe deputetin e PS, Taulant Balla.

“I mbetem deklarimeve që kam bërë në prokurori. Babalja më tha se do merrja 100 mijë euro”, u shpreh Alizoti.

Video në fjalë u publikua nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili po ashtu po hetohet për ‘kallëzim të rremë’ nga ana e prokurorisë.

Burimet thonë se videoja është filmuar nga një kamera e fshehtë në syzet e bashkëbiseduesit.

Organi i akuzës thotë zyrtarisht se Fredi Alizoti i pyetur në datë 01.06.2018, ka deklaruar që rreth orës 16:00, të datës 01.06.2018, kishte kërkuar të komunikonte me Drejtorin e Policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: