Avokati i "Babales": Nëse ekstradohet në Shqipëri, i rrezikohet jeta

Avokati i "Babales": Nëse ekstradohet në Shqipëri, i rrezikohet jeta
Lidhur me arrestimin e Albert Veliut, ka reaguar edhe avokati i tij Tom Gashi i cili konfirmon lajmin teksa shprehet se  autoritetet kosovare i kanë lejuar atij kërkesën për azil deri më 29 nëntor.

Ndërkohë Gashi thotë që klientit të tij i rrezikohet jeta nëse ekstradohen në Shqipëri.

Reagimi i plotë i avokatit Gashi:

Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne Tirane sot ne Prishtine eshte arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu I njohur si BABALJA shtetas I Shqiperise.

Sipas familjareve te Albert Veliut ati dhe djalit te tij i është lejuar kërkesa për azil ne Kosove deri me 29.11.2018.

Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise.

Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojnë te drejtat e personave qe kerkojnë azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa ndërkombëtare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i është pranuar azili ne Kosove.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: