Athina përshëndet gërmimet në Këlcyrë, për eshtrat e ushtarëve grek gjatë Luftës së dytë Botërore

Athina përshëndet gërmimet në Këlcyrë, për eshtrat e ushtarëve grek gjatë Luftës së dytë Botërore
Athina zyrtare ka përshëndetur përfundimin e procesit të gjetjes dhe identifikimit të eshtrave të të rënëve greke në Luftën e dytë Botërore në zonën e Këlcyrës në Shqipëri.

Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Jashtme greke thotë se përfundoi një proces i vështirë, i trashëguar prej vitesh dhe që preokuponte marrëdhëniet dypalëshe për shumë vite.

Mbas përfundimit të gërmimeve, në zonën e Këlcyrës u gjetën dhe identifikuan 573 eshtra të të rënëve grekë, të cilat do të varrosen në varrezën ushtarake të Këlcyrës në një ceremoni të posaçme, shkruan Top Channel.

Ndërsa në varrezën e Bularatit ndodhen edhe varret e mëse 100 ushtarakëve të identifikuar më parë prej autoriteteve shqiptare.

“Përfundimi i këtij procesi në Këlcyrë dhe nisja e kërkimeve në zonën e Kosinës përmbush në tërësi marrëveshjen mes palës greke dhe asaj shqiptare në një proces zgjidhje të çështjeve dypalëshe”, thotë Ministria e Jashtme greke.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: