Aspirinë dhe limon për thembra si “Hirushja”

Aspirinë dhe limon për thembra si “Hirushja”
Përbërësit:

-5 tableta aspirinë

-Lëng i freskët i dy limonëve

-Dy qese plastike për këmbë

Përdorimi:

I shtypni mirë tabletat deri kur të bëhen pluhur

I përzini mirë me lëngun e limonit dhe përzierjen e ndani në dy qese

I futni këmbët në qese, i lidhni ato dhe i futni në legen në mënyrë që lëngu të mos derdhet

I mbani ashtu 15-20 minuta

I nxirrni këmbët nga qeset dhe i shpëlani me ujë të vakët

I thani këmbët me peshqir dhe i trajtoni me gurë për thembra

Fërkojini këmbët me një shtresë të trashë kremi hidratues

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: