Arrestohet trajneri i Clubbe Brugge, hetimet: Edhe Besnik Hasi i përfshirë në skandal

Arrestohet trajneri i Clubbe Brugge, hetimet: Edhe Besnik Hasi i përfshirë në skandal
Skandal në Belgjikë për trukim dhe pastrim parash në  botën e futbollit. Në qendër të skandalit qëndron trajneri kroat i Clube Brugge, Ivan Lako, si dhe shumë lojtarë kroatë që kanë luajtur ose luajnë kryesisht në Belgjikë. Në bazë të hetimeve është arrestuar si i dyshuar në fiksimin e ndeshjeve trajneri Ivan Leko. Hetimi është ende në zhvillim e sipër, dhe prokuroria ka hapur një dosje për pastrimin e parave dhe hetimit të fokusuar kryesisht në agjentë të lojtarëve, Mogija Bayat dhe Dejan Veljkovic.

Veljkovic paraqitet si njeriu pas transferimeve të lojtarëve dhe trajnerëve, por Leko nuk është i vetmi emër i përfshirë. Mes personave që janë nën hetim përmenden edhe dy shqiptarë: ish-futbollisti i Kombëtares shqiptarë Bensik Hasi si dhe ish-trajner i Anderlekt dhe po ashtu, edhe futbollisti me origjinë shqiptare Fatos Beqiraj ish-lojtar i Mechelen në Belgjikë. Hetimet në Belgjikë kanë zbuluar me dhjetëra lojtarë me të cilët Veljkovië ka bashkëpunuar. Shumica prej tyre janë lojtarë kroatë, por bie në sy edhe emri i mesfushorit serbe të Lazio, Sergei Milinkoviç-Savic.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: