Arrestohet “Babalja”, ishte azilant në Kosovë

Arrestohet “Babalja”, ishte azilant në Kosovë
Albert Veliu është arrestuar në Kosovë. Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit.

Babalja është arrestuar në Qendrën e Azilit në Prishtinë për llogari të autoriteteve shqiptare, pasi akuzohet për kallëzim të rremë.

Si u dërguar menjëherë në paraburgim. Veliu njihet edhe si dëshmitari “X” i PD-së në Shqipëri.

Veliu kishte tentuar pak muaj më parë që të largohej nga Shqipëria, por që ishte ndaluar në Kukës.

Më pas, ai kishte shkuar në Kosovë, ku sot edhe është arrestuar. “Babalja” u bë i njohur pas publikimit të audio-përgjimit, mes tij dhe një personi që pretendohej të ishte Agron (Geron) Xhafaj.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: