Arrestohen çifti i farmacistëve veterinar në Tiranë, i shisnin anestetik kafshësh përdoruesve të drogës

Arrestohen çifti i farmacistëve veterinar në Tiranë, i shisnin anestetik kafshësh përdoruesve të drogës
Një çift, burrë dhe grua janë arrestuar pasi akuzohen se u shisnin përdoruesve të drogërave të forta medikamente anestezik për kafshët.

Në pranga përfunduan Telha Kokunja, 52 vjeç, si dhe Shpresa Kokunja, 49 vjeçe, banuese në Tiranë (burrë dhe grua) teksa u sekuestruan në total 30 shishe me ketaminë.

"Këta shtetas në farmacinë e tyre veterianare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta ketaminë (medikament anestezik për kafshët)", sqaron policia.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e tyre u arrestua edhe shtetasi  Andi Baxhija, 18 vjeç, banues në Allias, i cili u kap në flagrancë duke blerë një shishe ketaminë.

Ketamina është një anestetik i përdorur në mjekësinë veterinare ndërkohë që impakti që ka tek njerëzit ështe afërsisht si kokaina pasi anestetiku është i të njëjtit familje.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: