Ardian Mema tek Tirana, ja si e nis stërvitjen e parë me djemtë

Ardian Mema tek Tirana, ja si e nis stërvitjen e parë me djemtë
Ardian Mema ka nisur zyrtarisht nga puna me ekipin e Tiranës. Trajneri më i ri i bardhebluve, ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore, dhe gjëja e parë që ka bërë, ishte të mblidhte të gjithë grupin.

Tekniku, që pothuajse gjithë karrierën e tij si lojtar e ka kaluar tek 24-herë kampionët e Shqipërisë, ka zhvilluar një bashkëbisedim me lojtarët, si edhe me trajnerin e portierëve, Emanuel Egbo, që vazhdon të jetë pjesë e stafit teknik, edhe pas ikjes së Ze Marias.

Ardian Mema ka qenë ndihmës i Ilir Dajës, në sezonin 2017-2018 tek Skënderbeu, ndërsa deri ditën e djeshme, ishte po ndihmës i Dajës tek Flamurtari, por tashmë do të vazhdojë si trajner i parë i Tiranës.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: