Anjeza Maja, së shpejti pjesë e stafit kryeministror

Anjeza Maja, së shpejti pjesë e stafit kryeministror
Anjeza Maja, ish-moderatorja e emisionit “Në shtëpinë tonë” pasi u largua këtë sezon nga “Top Channel”, prej disa javësh është e angazhuar në spektaklin e regjisores Vera Grabocka dhe të moderatores Alketa Vejsiu, “Dance ëith me” në Tv Klan.

Ndërkohë, për revistën “Class”, themeluar nga Alketa Vejsiu, ajo ka zbuluar se ka në dorë një projekt të ri, i cili do ta bëjë pjesë të stafit kryeministror.

“Së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale”- u shpreh Anjeza Maja.

Projekti i ri lidhet sërish me mediat dhe ka marrë miratimin e kryeministrit Rama.

Anjeza Maja nis kësisoj karrierën si pjesë e stafit kryeministror të Edi Ramës. Duhet theksuar se ajo ka një miqësi të hershme me bashkëshorten e ministrit të Rinisë, Blendi Klosi, çka besohet se e ka ndihmuar disi në miratimin e këtij projekti, që pritet të realizohet së shpejti.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: