ANGLI/ “Paqja” e Liverpool me Chelsea, pas mesazhit motivues të Klopp

ANGLI/ “Paqja” e Liverpool me Chelsea, pas mesazhit motivues të Klopp
Liverpool shmang humbjen. Çfarë tha Jurgen Klopp në dhomat e zhveshjes?

Manchester City i mori kreun Liverpool, pas barazimit që Të Kuqtë e Jurgen Klopp shënuan në javën e fundit kundër Chelsea, ndonëse kampionët në fuqi ndajnë kreun me pikë të barabarta.

Blutë e Londrës mbajnë vendin e tretë, me dy pikë më pak.

Në barazimin 1-1 mes Liverpool dhe Chelsea, vendosi në fund një gol i Daniel Sturrige.

Hazard kaloi Chelsea në epërsi, në pjesën e parë.

Pas ndeshjes trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, zbuloi mesazhin që dha për lojtarët në dhomat e zhveshjes, kur ndeshja ishte 1-0 në favor të Chelsea.

Liverpool kishte bërë vetëm një gabim në pjesën e parë, kur pësoi golin.

“Ne e mbyllëm pjesën e parë me humbje 1-0, por nëse luajmë në pjesën e dytë si në pjesën e parë pa një gabim që bëmë, mund t’ia dalim mbanë.”

Pas 7 javëve të para, Liverpool mbetet i pathyeshëm me 19 pikë, ashtu si edhe City, që fitoi 2-0 ndaj Brighton.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: