Akuzat ndaj Dakos, Kryemadhi: Rama niçja i madh, zgjedhjet u blenë

Akuzat ndaj Dakos, Kryemadhi: Rama niçja i madh, zgjedhjet u blenë
Kryetarja e LSI ka reaguar lidhur me akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos.

Dako akuzohet nga opozita mbi një sërë përgjimesh ku pretendohet se ai është implikuar në pazare për shit-blerje votash.

Kryemadhi akuzon Ramën se ka vjedhur votat LSI-së e cila synonte të zgjidhej focë e parë në zgjedhjet elektorale.

Kryetarja e LSI thotë se shefi i qeverisë është Niçja i politikës shqiptare.

“Edi Rama, niçja i madh i politikës shqiptare. Niçja dhe Vangjushi kanë bërë atë që kanë thënë Niçja i madh. Dokumetacionet e dala në media faktojnë ulerimën e opozitës për blerjen e zgjedhjeve të 2017-ës’, deklaroi Kryemadhi.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: