Ajaks-Bajern rikthejnë historinë e 9 trofeve Champions

Ajaks-Bajern rikthejnë historinë e 9 trofeve Champions
Kur Ajax Amsterdam i tregoi Bayern Munich në vitin 1995 “Utopinë e futbollit”!

Mund të konsiderohet një ndeshje e lehtë në letër, kjo për arsyen se Bayern sot shihet si një ndër favoritet e trofeut të Champions. Por gjermanët nuk nënvlerësojnë dot historinë.

Në Champions League, në ndeshjen gjysmë-finale të sezonit 1994/95, Ajax shkatërroi Bayern Munich, 5:2. Fitorja në ndeshjen e dytë ishte një shfaqje e forcës së ekipit holandez, që më pas mundi 1-0  Milan në finale dhe ngriti atë sezon trofeun.

Këtë të martë (21:00) do të zhvillohet një duel i ri, mes dy ekipeve tradicionale që kanë shkruar historinë e futbollit në kontinent.

Ajax e ka ngritur plot katër herë trofeun Champions, një më pak se Bayern. Trajneri i Ajaksit të atyre viteve, Luis Van Gaals vendosi për të ndërtuar një ekip të ri dhe të gatshëm për të bërë histori. Kështu që ai shkoi në kërkim të talenteve të reja. Dhe i gjeti: në departamentin e tyre rinor, apo thellësitë e skuadrës ekzistuese (Clarence Seedorf, Edgar Davids, Patrick Kluivert, Michael Reiziger, Ronald dhe Frank de Boer, Edwin Van Der Sar), ose me klubet e vogla holandeze (Uinston Bogarde, Marc Overmars) dhe diku në afërsi ose larg (Jari Litmanen, Finidi George, Nuankuo Kanu). Ata ishin të gjithë në të 20-at e tyre të hershme dhe gati për të pushtuar botën e futbollit. Por ata kishin nevojë për një udhëheqës dhe për këtë u rikthyen Danny Blind dhe Frank Rijkaard. Blind, kapiten dhe për shumë vite një lojtar i rregullt i Ajax.

Rijkaard, i cili kishte dalë nga të rinjtë e Ajax, fitues dy herë i Champions me  Milan në vitin 1993, vendosi të rikthehej në shtëpi për të udhëhequr të rinjtë e talentuar.

“Ajax nuk ishte vetëm ekipi më i mirë i fillimit të viteve 1990, por një ekip i afërt me utopinë e futbollit”, tha Jorge Valdano më vonë, i cili shihte një perfeksion të një skuadre që nuk mund të ndalej.

Historia zgjati edhe një sezon tjetër kur Ajax shkoi sërish në finale të Champions, por humbi me 11-metërsha ndaj Juventus, e më pas gjenerata e artë e atij ekipi u shpërnda për të furnizuar thuajse të gjitha klubet e tjera të Europës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: