90-vjetori i krijimit të Mbretërisë Shqiptare, Meta: Të fokusohemi tek vlerat dhe kontributet pozitive

90-vjetori i krijimit të Mbretërisë Shqiptare, Meta: Të fokusohemi tek vlerat dhe kontributet pozitive
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në ceremoninë e organizuar me rastin e 90-vjetorit të krijimit të Mbretërisë Shqiptare.

Përmes rrjetit social Meta shprehet se krijimi i Mbretërisë ishte një moment që duhet shikuar për të parë të ardhmen.

“90-vjetori i krijimit të Mbretërisë Shqiptare, një moment për të vështruar me realizëm dhe objektivitet ngjarjet që sendërtuan shtetin modern shqiptar dhe institucionet e tij, për t’u fokusuar tek vlerat dhe kontributet më pozitive të çdo periudhe të shtetit tonë të cilat, veçanërisht sot, të kthehen në modele për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë”, shkruan presidenti Ilir Meta në Facebook.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: