10 ushqime për flokë të shëndetshëm

10 ushqime për flokë të shëndetshëm
1. Peshku, veçanërisht salmoni, i pasur në omega-3, proteina, vitamin B-12 dhe hekur.

2. Perimet jeshile, si spinaqi dhe brokoli, të pasura në vitaminat A dhe C (të nevojshme për prodhimin e yndyrës, e cila ushqen rrënjën), kalcium dhe hekur.

3. Bathët si bizelet dhe fasulet, burim i bollshëm proteinash (që ndihmojnë në rritjen e flokut), hekur, biotin dhe zink. Rekomandohet konsumimi i tyre të paktën 3 herë në javë.

4. Arrat dhe bajamet, të pasura në selenium (një mineral i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës së kokës), zink dhe omega-3.

5. Mishi i pulës dhe i gjelit të detit, burim i madh proteinash dhe hekuri.

6. Veza, e pasur në proteina, biotin dhe vitamin B-12.

7. Drithërat, të pasura në zink, hekur dhe vitamina B.

8. Midhjet, të pasur në zink (antioksidant i fuqishëm)

9. Qumështi dhe bulmetrat (kos, djathë, gjizë) të pasura në kalcium (një mineral i rëndësishëm për rritjen e flokut), hirrë dhe kazein (dy burime proteinike).

10. Karota e pasur në vitamin A, e cila krahas përmirësimit të shikimit, kontribuon edhe në shëndetin e skalpit.

Të gjithë përbërësit dietetikë të mësipërm, sigurojnë flok të shëndetshëm, të fortë, të dendur dhe të shndritshëm.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: