Zjarr në një ullishte në Elbasan, policia dhe zjarrfikësit luftojnë me flakët

Zjarr në një ullishte në Elbasan, policia dhe zjarrfikësit luftojnë me flakët
Një ullishte në Elbasan është përfshirë nga flakët.

Policia sqaron se zjarri është regjistruar rreth orës  18:30, në lagjen “Dyli Haxhire”.

Po sipas saj, ullishtja ndodhet në një terren të thyer dhe zjarri ka marrë përmasa të mëdha pasi është ndihmuar edhe nga era.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Gjithashtu u bë edhe njoftimi i Emergjencave Civile, Elbasan.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: