“Zilja” ra për fëmijët VIP!

“Zilja” ra për fëmijët VIP!
Dita e parë e shkollës, 17 shtatori, ishte edhe një ditë e mbushur me shumë fotografi dhe përshëndetje.

Në mesin e buqetave me lule, edhe personazhet VIP, nëna e baballarë krenarë, nuk “harruan” të fotografonin edhe ditën e parë të shkollës për bijtë e tyre të dashur.

Kjo dukuri me fotografi nga oborret e shkollave është tashmë një traditë për shumë qytetarë, por kurioziteti na vëri të hedhim një sy se si dhe ku po e nisin udhën e dijet fëmijët VIP, falë prindërve të tyre të njohur nga skena dhe ekrani.

Kështu disa prej tyre zgjodhën edhe këtë vit ose në klasë të parë shkollat shtetërore të Tiranës.

Ishte ky p.sh. rasti i djalit i vajzës së prezantuesit të njohur Florian Agalliu ose i djalit simpatik të balerinës së famshme Enada Vaso, i cili shkoi në klasën e pestë.

Në të njëjtën valë, por me një përshëndetje me humor, siç i talon, është edhe aktori i humorit, Romir Zalla i cili është fotografuar me të dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten.

E qeshur e me disa këshilla të urta, shoqëron vajzën në shkollë edhe gazetarja Sonila Meço, ndërsa psikologja Denada Toçe pozon me të birin, i cili ka zgjedhur një shkollë franceze.

Ministri Blendi Klosi ka shoqëruar, bashkë me bashkëshorten, vajzën e tij në klasë të parë dhe ai duket në qiellin e shtatë, nga lumturia.

Këngëtari Stefi Prifti uron nga larg vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët shqiptarë.

Por në këtë ditë nuk munguan edhe të përvitshmet urime të politikanëve, si në rastin e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili ka uruar nga oborri i një shkolle, në mesin e fëmijëve e po kështu edhe kreu i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.

Bashkia Tiranë ka uruar përmes disa fotove emocionuese ku policët bashkiakë shoqërojnë fëmijët e vegjël për në shkollë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: