Zhduket 22-vjeçari, familjarët në panik

Zhduket 22-vjeçari, familjarët në panik
Një 22-vjeçar rezulton i zhdukur prej 48 orësh duke shkaktuar panik tek familjarët. Policia sqaron se rasti është regjistruar në Elbasan.

Familjarët kanë denoncuar në polici dhe kërkuar prej saj gjetjen e njeriut të tyre.

“Më datë 14. 09. 2018, shtetasi B. G., vjeç 61, banues në Elbasan, kallëzon se më datë 12. 09. 2018, i është larguar nga banesa djali, shtetasi M. G., vjeç 22. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”, deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: