“Zhduken” kazinotë elektronike, nga 1 janari 2019, largohen nga qendrat e banuara

“Zhduken” kazinotë elektronike, nga 1 janari 2019, largohen nga qendrat e banuara
Nga 1 janari 2019, asnjë kazino elektronike nuk do të lejohet më të operojë në zonat e banuara. Ndërsa bastet sportive do të kenë distancë 100 metra, në vijë ajrore nga njëra-tjetra.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dje në komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku theksoi se nuk ka më kthim pas.

Por, cilat do të jenë efektet nga zbatimi i këtij ligji?

“Besoj që me këto masa që po marrim, me atë regjim të ri që fillojnë datën 1 janar të 2019 ne ndihmojmë gjithmonë e më shumë reduktimin e këtij fenomeni dhe influencën negative/sociale që ka te shumë familje dhe të kemi mundësi që edhe nëpërmjet platformës së re teknologjike që është bërë për monitorimin e lojërave të fatit, të kemi mundësi që ta monitorojmë më mirë sektorin dhe të mbledhim më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit”, tha ministri.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: