Vidhnin makina në Athinë, kapen të tmerrshmit, shqiptari dhe algjeriani

Vidhnin makina në Athinë, kapen të tmerrshmit, shqiptari dhe algjeriani
Policisë e Lavrios, Greqi ka arrestuar dy hajdutë të tmerrshëm makinash, një shqiptar dhe një algjerian, përkatësisht 30 dhe 38 vjeç.

Mediat vendase shkruajnë se ata kanë kryer të paktën 78 vjedhje automjetesh në rrethinat jugore të Atikës. Ata u pikasën thuajse një javë më parë pas një tjetër vjedhjeje makine të parkuar pranë vendit arkeologjik të tempullit të Poseidonit në Sunio.

Nga hetimet e policisë, u zbuluan autorët, të cilët së bashkua me bashkëpunëtorë kishin krijuar një grup kriminal që vidhte në mënyrë sistematike automjete.

Vjedhjet janë zbuluar në zona të ndryshme të Atikës Juglindore; Laureotiki, Anavissos, Vari, Vula, Vouliagmeni, Koropi dhe Kalivia.

/l.k./

Marrë nga www.el.gr

Shpërndajeni me miqtë tuaj: