Vetëhelmohen, por mjekët ua shpëtojnë jetën dy grave nga Shkodra

Vetëhelmohen, por mjekët ua shpëtojnë jetën dy grave nga Shkodra
Dy gra kanë tentuar ti japin fund jetës në Shkodër,  por bluzat e bardha iu kanë dhënë në kohë ndihmën mjekësore duke ua shpëtuar jetën.

Policia sqaron se në të dyja rastet gratë kishin zgjedhur për t’i dhënë fund jetës medikamente mjekësore, por ndërhyrja në kohë e mjekëve ka bërë që të kapërcejnë rrezikun për jetën.

“Më datë 13. 09. 2018, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetësia B. Rr., vjeçe 36, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po më 13. 09. 2018, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja N. P., vjeçe 55, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Materialet e të dy rasteve iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër”, deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: