Vellot e zeza në modën shqiptare

Vellot e zeza në modën shqiptare
Ishte viti 1969 kur aktorja e famshme Audrey Hepburn do të fotografohej për shtëpinë e modës, Valentino.

Më pas, portretet e bukura të aktoreve dhe modeleve në mbarë botën do të korrnizoheshin shpesh nga vello të zeza e fustane të gjatë në dantellë të çmuar të zezë.

Një mënyrë spektakolare e fotografisë për të vënë në pah, përmes ngjyrës së magjisë, tiparet e shquara të bukurisë femërore.

Por ishte shtëpia e modës Dolce & Gabbana që do të sillte aromën e agrumeve dhe detit të Siçilisë përmes fotografisë dhe modeleve të njohura.

Objektivi i kamerës na ka sjellë ndër vitet e fundit Monica Bellucin me dantellë të zezë por së fundmi edhe Bianca Baltin.

Do të ketë qenë ky edhe frymëzimi për fotografinë shqiptare.

Këto ditë janë mahnitëse fotot artistike të së njëjtës dorë, Endrit Martirit ku Albana Osmani ngjan me një “shtrigë” seksi, në fustanin e saj të zi që i thekson tiparet e po kështu, Çiljeta Xhilaga zgjedh dantellën e zezë tipike siciliane për kopertinën e saj të sezonit.

Të mbajtura dikur për të shkuar në kishë ose në ceremoni mortore, sot veshjet e zeza me pëlhurë të zezë janë kthyer në një kulminacion sensualitetit.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: