Vdekja e foshnjës në Durrës, mjekët tregojnë sëmundjen e rrallë që i mori jetën

Vdekja e foshnjës në Durrës, mjekët tregojnë sëmundjen e rrallë që i mori jetën
Pas vdekjes së foshnjës në Spitalin e Durrësit, e cila kishte vetëm 4 ditë që kishte ardhur në jetë vjen edhe sqarimi nga bluzat e bardha për familjarët dhe opinionin publik.

Sipas tyre ishte bërë e pamundura për ta mbajtur në jetë por komplikacionet si pasojë e thyerjes te të gjitha kockave i kanë shkaktuar vdekjen.

Përmes një reagimi zyrtar të Spitalit të Durrësit thuhet se foshnja vuante nga një sindromë e rrallë gjenetike dhe se stafi i spitalit bëri të pamundurën për ta mbajtur në jetë.

“Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e fëmijës së tyre, drejtoria e spitalit rajonal të Durrësit sqaron opinionin publik, në lidhje me lajmin e publikuar në media për mosveprim të mjekëve në rastin e humbjes së jetës së një foshnje të porsalindur’ si vijon:

Pacientja V. G., u paraqit në spital më datë 07. 09. 2018 në orën 08.00, gravidance 39 javë, paraqitje podalike dhe menjëherë u krye ndërhyrja sectio caesarea segmentare.

Pacientja është asistuar me profesionalizëm gjatë lindjes dhe foshnja u reanimua në sallën e operacionit dhe më pas në repartin e terapisë intensive, në mënyrë kosultative.

Sipas mjekut operator, ekstraksioni i fetusit paraqiti vështirësi dhe u vu re gjatë lindjes frakturë femorale dhe humerale, vërtetuar dhe me grafi.

Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin maksimal, në konsultë me ortopedët dhe shërbimin terciar, por fatkeqësisht fëmija ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë, duke ndërruar jetë më datë 11. 09. 2018.

Sipas mjekëve, foshnja dyshohet të ketë pasur një sëmundje të rrallë gjenetike, anomali skeletike kongenitale, që mund të vlerësohet nga autopsia.

Aktualisht është kryer autopsia dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së foshnjës”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Durrësit.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: