UNIVERSITETET/ Sot fituesit e fazës së dytë, mjekësia dhe infermieria të plotësuara

UNIVERSITETET/ Sot fituesit e fazës së dytë, mjekësia dhe infermieria të plotësuara
Bie miti i Juridikut dhe Ekonomikut, degët më të kërkuara ato të  mjekësisë dhe infermierisë, të cilat kanë plotësuar 99% të kuotave. Sot bëhet afishimi dhe publikimi i listave të renditjes së aplikantëve të raundit të dytë dhe në datat 27 shtator- 6 tetor fituesit mund të regjistrohen pranë sekretarive mësimore

Sonila Isaku

Publikohen sot fituesit e fazës së dytë në universitete pikërisht për 13 mijë vendet e mbetura bosh. Pas aplikimit të bërë nga data 15 deri në 20 shtator në portalin u-albana, kandidatët njihen sot me degët ku janë shpallur fitues. Por ajo që bie në sy, ndryshe nga vitet e kaluara kur nuk në fazën e dytë nuk mund të gjeje vende bosh tek juridiku, ekonomiku dhe mjekësia, gjatë këtij viti duket se ka një përmbysje të preferencave. Kështu, vetëm mjekësia dhe infermieria ( edhe degët në rrethe të infermierisë) janë degët më të kërkuara. Nëse mjekësia ka qenë gjithmonë ajo që plotësonte e para kuotat me maturantët më të mirë, këtë vit janë regjistruar pothuajse 99 për qind e fituesve në degën e infermierisë. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se në Universiteti ne Tiranës janë vetëm 6 kuota bosh, në universitetet e rretheve nga 1 deri në 5 kuota, kurse në Universitetin e Shkodrës janë plotësuar të gjitha kuotat. Institucioni i Urdhrit të Infermierit thekson se ka pasur një rritje të ndjeshme të interesit të të rinjve për këtë degë kjo edhe për shkak të mundësive të punësimit jashtë.  “Kjo lidhet me tregun e punës. Çdo vit në Shqipëri punësohen rreth 500 infermierë të rinj. Ndërkohë që tregu Evropian, profesionin e infermierit e ka ven në krye të grupimeve profesionale dhe profesionistëve që ai kërkon” pohon Sabri Skënderi, President i Urdhrit të Infermierëve. Sipas të dhënave rezulton  se këtë vit kanë aplikuar për punë jashtë vendit rreth 750 infermierë. Vendet të cilat kërkojnë janë Gjermania në krye të listës më pas Anglia, USA, Italia e deri në vendet e lindjes.

Raundi i dytë

Pas aplikimit të raundit të dytë që u zhvillua në datat 15­-20 shtator, ku garuan kandidat të cilët nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë, apo nuk janë shpallur fitues gjatë raundit të parë , nuk kanë arritur të regjistrohen në fazën e para apo janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë. Këta kandidatë kanë përzgjedhur 10 preferenca në vendet e mbetura bosh në të gjitha universitetet. Detyrim për pagesën prej 2 mijë lekësh në këtë fazë e kanë vetëm ata maturantë të cilët nuk kanë aplikuar në fazën e parë.  Lista e dytë e fituesve do të shpallet më 25 shtator. Më pas nga datat 27 shtator deri në 6 tetor do zhvillohet regjistrimi i fituesve me 5 faza regjistrimesh 48­ orëshe, duke zhvendosur aq herë vizën e kuqe deri në plotë­simin e kuotave bosh. Fituesit që nuk u regjistruan brenda afateve humbasin të drejtën e studimit, ndërkohe gjatë datës 26 shtator të gjithë kandidatët kanë të drejtë animimi në rast se nuk janë shpallur fitues. Edhe në këtë fazë ka mundësi çregjistrimi, proces që mund të kryhet vetëm gjatë datës 7 tetor.

Raundi i tretë

Ndryshe nga viti i kaluar kur regjistrimi i kandidatëve për në universitete u bë vetëm me dy faza, këtë vit do të jetë edhe një fazë e tretë. Kështu gjatë periudhës nga 9-13 tetor universitetet do të vijojnë me regjistrimin e kandidatëve nëpërmjet portalit U-albania, në programet e studimit në të cilat kanë aplikuar në raundin e dytë. Të drejtën e gëzojnë vetëm ata kandidatë të cilët nuk janë regjistruar në asnjë program tjetër studimi. Në rastet kur, përfundon e gjithë lista e e kandidatëve që kanë aplikuar në raundin e dytë dhe mbeten kuota të paplotësuara në programet përkatëse të studimit, përzgjidhen kandidatët fitues sipas kërkesave të depozituara nga kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, pavarësisht zgjedhjeve në raundin e parë apo të dytë. Këto regjistrime kryhen nga datat 15-18 tetor.

Dokumentacioni i  nevojshëm në momentin e regjistrimit

-dokument identifikimi,

-fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose e dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose dëftesë/diplomë tjetër studimi te fituar jashtë vendit, portë njehsuar nga Ministria e Arsimit

-deklaratën e parashikuar në udhëzim, e cila plotësohet pranë sekretarive të universiteteve në prani të kandidatit aplikues dhe nënshkruhet nga sekretaria dhe apalikanti

Shpërndajeni me miqtë tuaj: