TURIZMI/ Dikur vinin me makina, tani gjithmonë e më shumë me avionë

TURIZMI/ Dikur vinin me makina, tani gjithmonë e më shumë me avionë
Plot 1.992.530 persona kanë preferuar transportin ajror në Shqipëri për vitin 2018, duke shënuar një rritje të konside-rueshme krahasuar edhe me gjithë vitin e kaluar, gjatë të cilit kanë përdorur këtë lloj transporti vetëm 1.740.707 të tillë.

Këto të dhëna janë publikuar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, sipas të cilit numri i udhëtarëve që përdorën transportin ajror gjatë këtij viti pësoi rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar.

Akoma edhe më e madhe është rritja krahasuar me vitet pararendëse, ku në vitin 2016, ishin 1.397.943 persona që përdorën transportin ajror dhe në vitin 2015, ky numër ishte 1. 318.370 persona, etj.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: