Tre maska për flokë perfektë

Tre maska për flokë perfektë
Vaji i ullirit mund të konsiderohet si mbreti i tryezës të çdo familje.

Ai përmban antioksidantë, vitamina A dhe E të cilat janë shumë të dobishme për të përshpejtuar rritjen e flokëve, si dhe u japin atyre elasticitet, densitet dhe shkëlqim.

Maskat e ndryshme me bazë vajin e ullirit do t’ju bëjnë të keni flokë të bukur dhe të shëndetshëm. Për më tepër ju ftojmë të lexoni:

1. Maskë më vaj ulliri dhe avokado për flokë që këputen

Për këtë maskë ju duhen:

• 1 avokado e pjekur

• 2-3 lugë gjelle vaj ulliri

• 1 lugë majltë

• 1 lugë kosnatyral

Kaloni në blender tulin e avokados së pjekur. Më pas shtoni vajin, kosin dhe mjaltin.

Bluajini së bashku derisa të përftohet një masë homogjene. Aplikojeni mbi flokët e lagur nga rrënja deri tek majat dhe mbajeni për 40- 50 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe lani kokën si zakonisht. Flokët tuaj do të jenë më të butë dhe plot shkëlqim.

2. Maskë me vaj ulliri dhe mjaltë për flokë të thatë kaçurrela

Përbërësit e kësaj maske janë:

• 2-3 lugë gjelle vaj ulliri

• 1-2 lugë mjaltë

• 2-3 lugë vaj kokosi

Në një enë të thellë hidhni të gjithë përbërësit dhe përziejini mirë më njëri-tjetrin. Vaji i kokosit duhet të jetë në gjendje të lëngshme, prandaj shkrijeni para përdorimit.

Me ndihmën e një furçe flokësh për lyerje aplikoni masën në rrënjët e flokëve. Më pas drejt majave. Masazhoni kokën për 5- 10 minuta dhe mbajeni maskën në kokë për 2 orë.

Ju mund ta mbështillni kokën me ndonjë qese që të mos dëmtoni veshjen. Më pas lani kokën si zakonisht. Kjo maskë duhet bërë një herë në javë.

3. Maskë me të verdhë veze dhe vaj ulliri për flokë që bien

Për këtë maskë ju nevojiten:

• 2 të verdha veze

• 2 lugë vaj ulliri

• 1 lugë gjelle lëng qepe.

Para se të bëni këtë maskë duhet të keni vendosur një qepë të kuqe në një gotë me ujë të vakët për 24 orë. Bashkoni të verdhat e vezëve me vajin e ullirit dhe lëngun e qepës. Trazoni përbërësit derisa maska të lidhet.

Aplikoni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut duke e masazhuar me mollëzat e gishtave për 5 minuta. Lëreni të veprojë mbi flokë për 30 minuta. Mos u shqetësoni aroma e vezës dhe qepës nuk do të ndihen sepse absorbohen nga vaji i ullirit. Bëjeni këtë trajtim dy herë në javë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: