Tiranë, nëna denoncon zhdukjen e minorenes

Tiranë, nëna denoncon zhdukjen e minorenes
Një nënë ka denoncuar largimin nga banesa dhe zhdukjen e papritur të vajzës së saj minorene.

Policia sqaron se rasti është regjistruar në Tiranë dhe se A. Ç., vjeçe 34, banuese në kryeqytet, deklaroi para inspektorëve se i ishte larguar nga banesa vajza e mitur B. Ç., 14 vjeçe dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

“Më datë 12. 09. 2018, shtetasja A. Ç., vjeçe 34, banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e mitur B. Ç., vjeçe 14. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim” deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: