Tirana dhe Durrësi kryesojnë ende “boom”-in për ndërtime në vend, Fieri dhe Vlora në rënie

Tirana dhe Durrësi kryesojnë ende “boom”-in për ndërtime në vend, Fieri dhe Vlora në rënie
E njohur edhe si zona kryesore urbane dhe industriale në rang vendi, ajo vazhdon që të mbajë vendin e parë edhe atë sa i përket aspektit të ndërtimit.

Fjala është konkretisht për atë të Tiranës dhe të Durrësit, ku shifrat e lejeve që autoritetet lokale akordojnë aty për ndërtime vazhdojnë të jenë ende të larta.

Konkretisht, sipas atyre që ka referuar së fundmi Instituti i Statistikave rezulton se në krahasim me një vit më parë, vetëm në Tiranë është dhënë gati dyfishi i lejeve, përkatësisht 99 të tilla nga 59.

E njëjta situatë e ngjashme edhe në Durrës, ku për tremujorin e dytë të këtij viti u akorduan 38 leje ndërtimi, nga 19 të tilla vjet.

Kurse në Fier, zonë e njohur për zhvillimin e saj ekonomik, kjo dukuri ka qenë negative, respektivisht me shifrën prej vetëm 32 lejesh, nga 37 të tilla një vit më parë.

Njësoj si edhe në Elbasan, ku gjithashtu janë dhënë më pak leje ndërtimi se një vit më parë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: