Tentoi vetëhelmimin, mjekët shpëtojnë 18-vjeçaren nga vdekja

Tentoi vetëhelmimin, mjekët shpëtojnë 18-vjeçaren nga vdekja
Një adoleshente në Durrës tentoi t’i jepte fund jetës duke u vetëhelmuar me medikamente por ndërhyrja e menjëhershme e bluzave të bardha i shpëtoi jetën.

Policia sqaron se E. Ç., 18 vjeçe, banuese në Durrës, ka shkuar në urgjencën e spitalin e qytetit pasi kishte konsumuar medikamente në sasi të mëdha.

Bluzat e bardha i kanë dhënë ndihmën e menjëhershme mjekësore dhe pas rehabilitimit vajza u largua në banesë.

“Më datë 12. 09. 2018, ka shkuar në urgjencën spitalore Durrës, shtetësia E. Ç., vjeçe 18, banuese në Durrës, e cila ka pirë medikamente në sasi të tepërta. Mbasi mori ndihmën mjekësore të nevojshme u largua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal”, njofton zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: