Të ardhurat nga turizmi, shpenzimet e të huajve në Shqipëri sa 14.5% e PBB së saj

Të ardhurat nga turizmi, shpenzimet e të huajve në Shqipëri sa 14.5% e PBB së saj
Në Shqipëri, shpenzimet e turistëve të huaj zunë rreth 14.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kjo shifër është konfirmuar së fundmi nga Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës në Ballkan, peshën më të madhe të shpenzimeve të të huajve e ka Mali i Zi, me rreth 21.8% të PBB-së së vendit, ndjekur nga Shqipëria.

Ndërsa vende të tjera si Serbia dhe Maqedonia, e kanë shumë të ulët këtë tregues, pasi nuk kanë vijë bregdetare.

Nga ana tjetër, kontributi i turizmit në PBB-në e Shqipërisë pritet që të jetë 26.3% për vitin 2018 sipas Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC) në raportin për vitin 2018 për ndikimin në ekonomi.

Sipas tij, kontributi i drejtpërdrejtë i këtij sektori në PBB në vitin 2017 ishte sa 8.5% e PBB-së.

Kjo parashikohet të rritet me 3.9% në 393.3 miliardë lekë në vitin 2018.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: