SPANJË/ Vjen kërkesa zyrtare, Messi dhe Barcelona mund të zhvendosen në SHBA

SPANJË/ Vjen kërkesa zyrtare, Messi dhe Barcelona mund të zhvendosen në SHBA
Futbolli po bëhet gjithnjë e më shumë komercial. Janë zhvilluar shpesh finale të kupave të ndryshme evropiane në vende aziatike.

Së fundmi në Federatën Spanjolle të Futbollit ka mbërritur një kërkesë zyrtare nga drejtuesit e La Ligas që ndeshja Girona-Barcelona të luhet në Miami.

Problemi i vetëm është mënyra se si do ta ndjekin tifozët spanjollë ndeshjen në SHBA.

Shumë tifozë kanë abone dhe kanë të drejtë të ndjekin për një sezon tëra ndeshjet e ekipit të tyre.

Megjithatë në SHBA ka një interes të jashtëzakonshëm për të ndjekur nga afër Messin me shokë në një ndeshje kampionati.

Takimi i planifikuar më 27 janar tashmë është duke i diskutuar mbi mundësinë për t’u zhvendosur në SHBA.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: