Spanja i dërgon mesazh Europës: Rikthehemi të fortë

Spanja i dërgon mesazh Europës: Rikthehemi të fortë
Spanja i dërgoi një mesazh të fortë pjesës tjetër të Europës, duke pretenduar se është kthyer edhe më e fortë, pavarësisht paraqitjes zhgënjyese në Rusi 2018.

Fitorja 6-0 ndaj Kroacisë, nën-kampione e botës,  në Ligën e Kombeve me gola të  Saul, Marco Asensio, Rodrigo, Sergio Ramos, Isco si dhe të një autogoli, ishte rezultati më i bujshëm i kompeticionit më të ri të UEFA-s.

Nën drejtimin e Luis Enrique Spanja ka vijuar të bëjë paraqitje të jashtëzakonshme, sikurse gjatë kualifikueseve para Kupës së Botës, pasi fitoi 2-1 edhe në “Wembley” kundër Anglisë.

Enrique bëri tre ndryshime ndaj Kroacisë, ndërsa Spanja u paraqit sërish e pandalshme në fushë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: