Skraparlliut i vjen nga Durrësi një faturë milionëshe telefoni e papaguar

Skraparlliut i vjen nga Durrësi një faturë milionëshe telefoni e papaguar
I ka kaluar të 60 vitet e jetës së tij në Skrapar dhe nuk e kishte menduar kurrë se nga Durrësi do t’i vinte “dhurata” e pazakontë, një faturë detyrimi 7 vjeçar për shërbim telefonik të papaguar.

Rast i rrallë i ka rënë në pjesë një 60-vjeçari, i cili nuk ka jetuar askund tjetër veçse në Çorovodë, ndaj dhe sapo ka marrë faturën në dorë i është drejtuar policisë për të kryer edhe denoncimin.

Sipas denoncimit, në vitin 2012, në emër të tij, është lidhur një kontratë, me një kompani telefonie në Durrës, me dy numra fiks, me detyrime të pashlyera, për të cilën ai nuk ka fare dijeni.

“Po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Neni 186/1 i Kodit Penal< deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: